Thursday, November 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kina e liron gazetaren australiane Cheng Lei

Kina e ka liruar gazetaren australiane Cheng Lei, pas më shumë se tri vjetëve, njoftoi të mërkurën kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.

Ai tha se Lei u lirua nga paraburgimi dhe u ribashkua me dy fëmijët e vet në Melburn.“Populli australian ka dashur aq shumë ta shihte Cheng Lein duke u ribashkuar me fëmijët e vet”, tha Albanese.Cheng, ish-spikere e lajmeve në televizionin shtetëror kinez CGTN, ishte paraburgosur në gusht 2020.Ajo ishte arrestuar formalisht disa muaj më vonë dhe ndaj saj ishte ngritur aktakuzë për “dërgimin e sekreteve shtetërore jashtë vendit” në një rast për të cilin shumë njerëz thanë se ishte i nxitur politikisht.Cheng ishte fytyrë e njohur në kanalin shtetëror të lajmeve në gjuhën angleze.E lindur në provincën Hunan, Cheng tani është shtetase australiane e cila emigroi në Melburn si fëmijë, para se të kthehej në Kinë dhe t’i bashkohej transmetuesit shtetëror më 2012.Kina nuk ua lejon qytetarëve të vet të mbajnë dyshtetësi.Ajo u gjykua mbrapa dyerve të mbyllura dhe hyrja në seanca gjyqësore ndaj saj nuk iu lejua madje as ambasadorit të Australisë në Kinë.Qeveria e Australisë kishte bërë fushatë të gjatë për lirimin e saj dhe i kishte bërë thirrje Kinës t’i respektonte “standardet themelore të drejtësisë”.

 

Ajo shkroi për kushte të mjerueshme burgu në një letër dërguar zyrtarëve australianë, e cila ishte publikuar në gusht.

“Më mungon dielli”, shkruhej në letrën e përshkuar si “letra e dashurisë” për Australinë.

“Në qelinë time, rrezet e diellit shkëlqejnë përmes dritares, por mund të qëndroj në të vetëm 10 orë në vit”, shkroi ajo.

Albanese tha se ajo u lirua pasi “mbaruan procedurat ligjore në Kinë”.

Rasti i Chengut i përkeqësoi marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës.

Kina ka ndaluar vazhdimisht shtetas të huaj në kohë të tensioneve të larta politike me vendet e tyre, duke nxitur akuza për diplomaci pengmarrëse.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss