Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kinë: Përmirësimi i praktikave gjyqësore garanton rritjen në të gjitha fushat në dekadën e fundit

Gjatë dekadës së fundit, gjykatat popullore në Kinë kanë ndihmuar në sigurimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë, ruajtjen e mjedisit ekologjik dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve nëpërmjet përmirësimit të praktikave gjyqësore, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi të martën.

Numri i çështjeve të pranuara dhe të gjykuara nga gjykatat në Kinë është rritur nga mbi 14.21 milionë në vitin 2013 në më shumë se 33.51 milionë vjet, u shpreh nënkryetari i Gjykatës së Lartë Popullore Tao Kaiyuan.

Sipas tij, në dhjetë vjetët e fundit, gjykatat popullore në të gjitha nivelet kanë garantuar një zhvillim ekonomik cilësor, duke ofruar shërbime të drejta gjyqësore.

Gjykatat popullore u japin mbrojtje të barabartë ndërmarrjeve shtetërore e private, ndërmarrjeve vendase e të huaja, si edhe mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla, të mesme e të mëdha, vuri në dukje Tao, duke shtuar se kjo ndihmon në krijimin e mjedisi biznesi ndërkombëtar të bazuar në treg e në ligj.

Gjykatat gjithashtu kanë forcuar mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të pronësisë intelektuale në vitet e fundit, për t’i shërbyer më mirë zhvillimit ekonomik të nxitur nga inovacioni.

Numri i çështjeve të pronësisë intelektuale në gjykatat e shkallës së parë të mbarë Kinës u rrit nga 101 000 në vitin 2013 në 577 000 më 2021, duke shënuar një rritje mesatare vjetore më shumë se 20 për qind, tha Tao.

Si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një Kinë të bukur në të cilën njerëzit dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni, gjykatat forcuan përpjekjet për gjykimin e çështjeve lidhur me mjedisin, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e mjedisit ekologjik.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.