Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Klinika e Onkologjisë bëhet gati për ta lëshuar në funksion aparaturën që kushtoi afër 346 mijë euro

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve.

Siç njofton ShSKUK, CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga SHSKUK-ja dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.

“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, thuhet se kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss