Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Klopp: Humbja ndaj Napoli, një paraqitje ‘horror’

Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij lidhur me turpërimin e Liverpool në Napoli.

Napoli i dha leksione skuadrës së Liverpool, duke e mposhtur 4:1 në ndeshjen e fazës së grupeve në Champions League.

Trajneri gjerman ka thënë se paraqitja e skuadrës së tij ishte një paraqitje horror.

“Ne patëm një takim me lojtarët. E rishikova ndeshjen disa herë dhe ishte një paraqitje horror, të jem i sinqertë. Djemtë e dinin, por kur panë përsëri i bëri ta kuptonin më qartë; ishte ndeshja më e keqe që kemi luajtur që kur jam këtu, dhe ne kemi luajtur disa ndeshje të këqija”, ka thënë Klopp.

“Të gjithë e kujtojnë Aston Villa kur Liverpool u mposht 7-2 në 2020, dhe disa të tjera ku nuk ishim në ritëm, por ato kishin disa shkëndija. Në këtë ndeshje, asgjë. Ne duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo. Mendoj se tetë nga startuesit ishin poshtë nivelit të tyre dhe tre të tjerët nuk ishin në nivelin më të mirë. Normale”, shtoi tutje trajneri i Liverpool.

Liverpool luajnë ndeshjen e radhës në Champions League përballë skuadrës holandeze, Ajax Amsterdam.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.