Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Kokë e përgjakur dhie para derës, kërcënohet me vdekje gjyqtarja e Antimafias

Një kokë dhie e përgjakur me një teh të ngulur në të u gjet para derës së shtëpisë së Maria Francesca Mariano, gjyqtare e antimafias në Leçe të Italisë natën mes së enjtes dhe të premtes.

Nga autoritetet është cilësuar një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares, e cila tashmë prej disa muajsh është nën mbrojtje pasi kishte marrë disa letra kërcënuese.

Kërcënimet ndaj Maria Francesca Mariano – letra frikësuese të shkruara dhe të dorëzuara me dorë – filluan pas hetimeve antimafia që çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss