Wednesday, September 28, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Komisioni për Çështje Historike solli vendim për përmirësimin e librave të historisë

Shkup, 15 gusht – Asnjëherë nuk kemi thënë se duhet të vijmë deri në qëndrim të përbashkët dhe deri në mendim të unifikuar. Nëse nuk ka marrëveshje, Komisioni me çdo kusht nuk do të sjell zgjidhje për mosmarrëveshjet historike, deklaroi Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i ekipit maqedonas në Komisionin e përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore me Bullgarinë, në konferencën e sotme për shtyp, duke konfirmuar se periudha e shekullit 19 dhe 20 do të jetë një nga më të vështirat për të cilat do të diskutojë Komisioni.

“Ne asnjëherë nuk kemi thënë se duhet të arrijmë në një qëndrim të përbashkët dhe një mendim të unifikuar. Ajo periudhë do të jetë padyshim një periudhë e vështirë, e dhimbshme që do të diskutojmë, diskutimet do të zgjasin dhe në fund nëse biem dakord, arrijmë të gjejmë një lloj zgjidhjeje, do ta paraqesim. Nëse nuk arrijmë ta gjejmë, atëherë nuk ka zgjidhje. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se ky Komision duhet me çdo kusht të sjellë zgjidhje për keqkuptimet historike që ekzistojnë mes historiografisë maqedonase dhe bullgare”, tha Gjorgiev në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp e cila vijoi pas brifingut të mbajtur në hapësirat Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.

Ai shtoi se Komisioni nuk debaton për atë si historiografitë shikojnë në persona dhe ngjarje të caktuara, por për atë si janë paraqitur ato në librat e historisë në dy vendet dhe nëse nevojitet prezantimi i tyre më ndryshe në librat shkollore bullgare dhe maqedonase.

Lidhur me librat, ai sqaroi se qëllimi është të ndryshohen gjërat aty ku ka keqkuptim dhe që mund të kontribuojë në prishjen e marrëdhënieve mes dy popujve dhe dy vendeve dhe që mund të shkaktojë tensione, urrejtje, etj.

Komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore miratoi rekomandime të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e librave të historisë për klasën e VI në Maqedoninë e Veriut dhe për klasën e V në Bullgari, si dhe rekomandime për nderim të përbashkët të figurave të mesjetës – Shën Cirili dhe Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi dhe Mbreti Samoel.

Rekomandimet sot janë publikuar në ueb faqen e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.