Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Komisioni për sistem politik i mbështeti ndryshimet e ligjeve për shoqata dhe për parti politike

Shkup, 1 nëntor – Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shoqata dhe fondacione dhe të Ligjit për parti politike, me procedurë të shkurtuar, sot e kaloi filtrin e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Para se të hasen në seancë plenare, këto ndryshime të propozim-ligjeve, duhet të marrin mbështetje edhe nga Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Deputetët më 17 tetor dhanë mbështetje me procedurë të shkurtuar të miratohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Deputetja Rashella Mizrahi nga VMRO-DPMNE-ja atëherë e arsyetoi propozimin duke përmendur se me të do të duhej t’i jepet fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve programet, qëllimet, veprimtaritë dhe veprimet e të cilave janë të orientuara drejt rrënimin të dhunshëm të rendit kushtetues të vendit, drejt nxitjes dhe thirrje për agresion ushtarak, si dhe drejt nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose padurim, jotolerancë, urrejtje, gjenocid, ekstreminim, përhapje dhe mbështetje, nxitje dhe aprovim të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të Tretë, si dhe ndërmarrje të aktiviteteve që janë të lidhura me terrorizëm ose aktivitete që bien ndesh me Kushtetutën.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, në Ligjin për shoqata dhe fondacione neni 4, paragrafi 2 ndryshon dhe në të thuhet “Ndalohet themelimi i organizatës nëse programi, qëllimet, veprimtaritë dhe veprimi i saj është i orientuar drejt rrënimit të dhunshëm të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, nxitje dhe thirrj për agresion ushtarak, si dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose padurim, jotolerancë, urrejtje, gjenocid, ekstreminim, përhapje dhe mbështetje, nxitje dhe aprovim të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të Tretë, ndërmarrje të aktiviteteve që janë të lidhura me terrorizëm, ndërmarrje të aktivitete që bien ndesh me Kushtetutën ose ligjin dhe ndërmarrje të aktiviteteve me të cilat shkelen liritë dhe të drejtat e personave të tjerë”.

“Si emër, emër i shkurtuar dhe/ose emërtim të organizatës nuk mund të përdoren emra, mbiemra, nofka, pseudonime, shkurtesa dhe iniciale, të personave që për çfarëdo arsye, mënyre ose forme në të kaluarën janë të lidhur me mosdurim racor, fetar, kombëtar, etnik ose jotolerancë, urrejtje, gjenocid, ekstreminim, përhapje ose mbështetje të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të Tretë”, qëndron në paragrafin e propozuar të ri në nenin 8 të Ligjit.

Sipas Propozim-ligjit, për përdorimin e emrit, mbiemrit, nofkës, pseudonimit, shkurtesës dhe iniciale të personalitetit historik, pëlqim jep ministri i Drejtësisë pas mendimit pozitiv të marrë paraprakisht nga Komisioni për përdorimin e emrave të personaliteteve historike, e që e formon vetë ministri.

Në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të Propozim ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit është përmendur se organizata, shoqata, fondacione, lidhje dhe forma të tjera të bashkimit të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për shoqatat dhe janë të detyruara që në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ta harmonizojnë emrin dhe ose emërtimin, qëllimet dhe veprimtaritë e tyre, në përputhje me dispozitat e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet që nuk do t’i harmonizojnë dispozitat në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, fshihen nga Regjistri, për çka ministri i Drejtësisë merr vendim. Ministri i Drejtësisë është i detyruar të merr vendim për ndërprerjen e të njëjtave, në afat prej katër muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Derisa, nga ana tjetër, qëllimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parti politike, i parashtruar nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski dhe deputetja Sonja Mirakovska, është që të rritet transparenca dhe distancimi nga fashizmi, nazizmi dhe nacional-socializmi.

“Në kushte të këtilla të provokimeve që shkaktojnë ndjenja tejet negativ te qytetarët, propozojmë që ligji të miratohet në procedurë të shkurtuar. Absolutisht, të mos ketë kurrfarë dilema, nuk jemi kundër asnjë bashkimi, por duhet doemos të ndalemi në mbrojtje të themeleve tona, e këto janë vlerat antifashiste. Propozojmë, partitë politike në programet e tyre të mos mund të jenë të orientuara drejt nxitjes së urrejtjes, etnike ose çfarëdo mosdurimi tjetër, përhapje të fashizmit, nazizmit”, tha Mitreski, gjatë arsyetimit të Propozimit.

Me propozim ligjin do të mundësohet transparencë më e madhe, si të partive ekzistuese politike ashtu edhe të partive të ardhshme politike, garantim të sigurisë juridike të qytetarëve që janë karakteristike për një shtet demokratik, bashkëkohor dhe të qytetëruar juridik, bëhet e ditur në tekstin e propozuar.

Në arsyetimin e Ligjit, të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëndron se me Propozim ligjin mbrohen vlerat demokratike, si dhe parimet e sigurisë juridike të qytetarëve në një shoqëri demokratike. Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike përmban katër nene.

Me nenin 1 saktësohet në mënyrë plotësuese dispozita për programin, statusin dhe veprimin e partive politike që të mos mund të jenë të orientuara drejt nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, mosdurimit, mosdurimit etnik, jotolerancës, urrejtjes, gjenocidit, ekstremimit, përhapjes ose mbështetjes së fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të tretë ose thirrje në personalitete dhe ngjarje nga e kaluar që kanë të bëjnë me fashizëm, nazizëm, nacional-socializëm dhe Rajhun e tretë.

Me nenin 2 plotësohet neni 16 me dy paragrafë të ri në të cilët është rregulluar se: (4) Statuti i partisë politike nuk guxon të përmbajë dispozita që shkaktojnë mosdurim racor, fetar, kombëtar, etnik dhe mosdurim tjetër, jotolerancë, urrejtje, gjenocid, ekstreminim, përhapje ose mbështetje të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të Tretë.

“Emri dhe simbolet e partisë politike nuk guxojnë të përmbajnë simbole, fjalë, shkurtesa që shkaktojnë mosdurim racor, fetar, kombëtar, etnik dhe mosdurim tjetër, jotolerancë, urrejtje, gjenocid, ekstreminim, përhapje ose mbështetje të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe Rajhut të Tretë”, propozohet në njërin prej qëndrimeve.

Partitë politike do të duhet t’i harmonizojnë emrat e tyre me këtë ligj në afat prej tre muajve.

Ndryshimet e propozuara ligjore të dy partive vijuan pas hapjes së klubeve bullgare në vend me emrat “Vanço Mihajllov” më 16 prill në Manastir dhe “Car Borisi i Tretë” më 7 tetor në Ohër.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.