Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nesër mblidhet për gjykatësit e rinj kushtetues

Shkup, 1 qershor – Zgjedhja e gjykatësve kushtetues nesër është në rend dite të Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime.

Kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Maria Georgievska dje deklaroi se vazhdimi i mbledhjes së Komisionit për zgjedhje të gjykatësve është zvarritur për shkak të obligimeve të anëtarëve të Komisionit.

Ajo theksoi se në mbledhjen e kaluar ishin parashtruar nëntë propozime për gjykatës kushtetues dhe atë tre nga shumica dhe gjashtë nga opozita.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska të hënën mbajti takim me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për bllokadën e zgjedhjes së katër gjykatësve kushtetues.

Kacarska pas takimit me kreun shtetëror deklaroi se nëse deri në fund të vitit Gjykata nuk kompletohet, atëherë shtetit i kanoset krizë kushtetuese.

Gjykata kushtetuese për momentin punon pa katër gjykatës të cilëve u skadoi mandati, nga nëntë gjykatës të paraparë. Në përbërje jo të plotë është rreth një vit pasi që nga fundi i majit të vitit të kalaur u skaduan mandatet tre gjykatësve -Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Nga mesi i janarit të këtij viti, ndërkaq, i kalo mandati edhe gjykatësit Jovan Josifovski.

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, pas pothuajse një viti pasi që Gjykata kushtetuese punon me numër të zvogëluar të gjykatësve, më 13 maj e filloi procedurën për zgjedhje të gjykatësve të rinj kushtetues.

Janë propozuar nëntë kandidatë. Deputetët nga pushteti i propozuan prokurorin republikan publik Ljubomir Joveski, gjykatësin qytetar në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë qytetare.

Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhvikovska, gjykatësin në pension Branko Sekullovski, porkurorin Todor Vitllarov, gjykatësen nga Gjykata administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.