Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Komiteti Qendror i LSDM-së mbështetë fillimin e negociatave me BE-në në përputhje me propozimin francez

Shkup, 12 korrik – Komiteti Qendror i LSDM-së mbrëmë ka mbështetur procesin për fillimin e negociatave me BE-në në përputhje me propozimin francez të datës 30 qershor të vitit 2022, i propozuar nga presidenca franceze me BE-në.

“Duke u udhëhequr nga interesat shtetërore dhe kombëtare, qëllimet më të larta strategjike për anëtarësimin në BE si dhe interesat e qytetarëve. Komiteti Qendror i LSDM-së në seancë në mënyrë unanime ka sjell Vendim me të cilin mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në”, theksohet në kumtesën partiake.

Në kumtesë theksohet se LSDM-ja si parti shtetëndërtuese mbetët fuqishëm në përcaktimin për respektim të pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në në asnjë rrethanë.

“Këto përcaktime dhe parime të LSDM-së pritet të mbështeten nga të gjitha subjektet politike në Kuvend përmes miratimit të konkluzioneve për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare”, tregojnë nga partia më e madhe në pushtet.

Sipas LSDM-së, në kornizën negociuese, Qeveria së bashku me të gjitha institucionet edhe më tej duhet t’i përmbahen rezolutës për vijat e kuqe të miratuara në Kuvendin maqedonas

https://www.facebook.com/SDSMakedonija/posts/595504085274421

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.