Sipas agjencisë së lajmeve në Evropën Lindore Nexta, fontet e shkronjave Times New Roman, Arial, Verdana, Tahoma dhe Helvetica janë ndaluar në Rusi.
Kompania amerikane Monotype ka bllokuar qasjen në librarinë e saj të fonteve për përdoruesit rusë.
Kjo mund të mos tingëllojë si diçka e madhe, por kjo nënkupton që shtëpitë botuese, zhvilluesit e ueb-faqeve, të softuerëve dhe agjencitë e marketingut në Rusi duhet të bëjnë zgjidhje diku tjetër – duke kërkuar fonte të reja të shkronjave.
E ky veprim po vjen si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë, ku pothuajse e tërë bota i ka vendosë sanksione Rusisë – duke ia bërë të qartë se ajo çfarë po bën është çmenduri.