Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Komuna e Tetovës organizoi takim për ligjin e personave pa dokumente identifikimi

Shkup, 20 prill – Komuna e Tetovës ishte nikoqire e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në takimin e sotëm informativ me qëllim të informimit në pajtim me ligjin e ri për persona pa dokumente për identifikim. Këto takime informative të cilat do të jenë në të gjitha qytetet janë të nevojshme që t’u shpjegohet edhe institucioneve edhe qytetarëve se si shkon procedura për marrjen e certifikatës për të lindurit me numër amë tek të rriturit të cilët deri më tani nuk kanë qenë të evidentuar në librin e të lindurve. Ligji e parasheh të drejtën e marrjes së të a.q. numër evidentimi dhe më pas numër amë të rregullt.

“Me këto takime informative me përfaqësues të Ministrisë jemi duke bërë trajnimin dhe informimin e qytetarëve dhe institucioneve në nivel lokal, Qendra për punë sociale, shërbimi amë, MPB, lidhur me dispozitat e ligjit të ri për evidentimin e personave të paevidentuar në librin amë të të lindurve. Në Tetovë janë 33 raste deri më tani kanë ngelur 10 të cilët nuk kanë regjistrim të lindjes. Qëllimi është të gjithë këta persona të cilët do të marrin certifikatë të veçantë të të lindurve, dokument të veçantë identifikimi menjëherë pas pozitës zyrtare resorët kompetentë ta marrin përsipër regjistrimin e mëtejmë në librin e rregullt të të lindurve”, deklaroi Elvis Memet, këshilltar në kabinetin e kryeministrit.

Për një pjesë të qytetarëve të pranishëm në takimin informativ procedura është kompletuar për shkak të këtij numri evidentues. Problemet krijohen pasi të punësuarit në institucione nuk janë të njoftuar me ekzistimin me këtë numër evidentimi për njerëzit pa dokumente personale. Shembull i tillë është me Xhevat Krasniqin i cili ka marrë numër evidentimi, por në spital nuk ka ditur për një lloj të tillë të dokumenteve identifikuese dhe e kanë konsideruar person pa dokumente dhe si i tillë nuk mund të realizojë të drejta të mbrojtjes shëndetësore.

“Jam i evidentuar në librin amë por sikur kam lindur dje. Shkoj në mjek më thonë sa vjeç je. U them më 26.6.1976 kam lindur. Më thonë këtu shkruan sikur ke lindur pardje, sikur je dy-tre vjeç. Këtë numër amë e kam”, deklaroi Xhevat Krasniqi.

Ligji është që para dy vitesh, ndërsa rreth 700 mijë njerëz në mbarë shtetin akoma luftojnë për të marrë dokumente. Përfaqësuesit e shtetit theksuan se për shkak të pandemisë madje tani janë duke u bërë ngjarje informuese për informimin edhe të institucioneve edhe të qytetarëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.