Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Konferenca e pesëmbëdhjetë e shefave të Shtatmadhorive të vendeve ballkanike

Shkup, 16 qershor – “Përdorimi i Forcave të armatosura në përballjen me sfidat e reja në kontekst kombëtar dhe rajonal (praktikat më të mira)” është tema kryesore e Konferencës së pesëmbëdhjetë të shefave të Shtatmadhorive të vendeve ballkanike, e cila sot mbahet në Ohër.

Pas hapjes së Konferencës nga ana e shefit të SHM-së së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, si nikoqir i konferencës fjalim të tij pati edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant suprem i Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani.

Presidenti Pendarovski foli për pushimin rus ndaj Ukrainës dhe si ajo reflekton ndaj ekonomive në Evropë.

“Ju vetë më së miri e dini se pushtimi rus ndaj Ukrainës e rrezikon në mënyrë direkte dhe indirekte edhe vetë Evropën. Pushtimi rus shkaktoi edhe krizë energjetike, inflacion të lartë, krizë ushqimore dhe ndagalësim të rimëkëmbjes pas pandemisë së ekonomive kombëtare. Jam i sigurt se Ballkani në Bashkimin Evropian do ta bëjë edhe Evropën, më stabile dhe më të sigurt, ndërsa NATO-ja dhe BE-ja janë dy garancitë për një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet në kontinent”, theksoi shefi i shtetit, Pendarovski.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Hasani duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Konferenca tregon se interesi i të gjitha vendeve ballkanike është një dhe ajo është ruajtja e sigurisë dhe paqes dhe krijimi i një rajonit të fuqishëm dhe të zhvilluar, shembull për bashkëpunim.

“Të gjithë ne kemi një qëllim, t’u mundësojmë gjeneratave që vijnë një të ardhme stabile dhe të sigurt, një të ardhme e cila do ta krijojnë edhe ata në këto hapësira. Këtë mund dhe duhet ta bëjmë, sepse ky rajon ka çka të ofrojë”, tha Hasani.

Gjenerali Gjurçinovski i theksoi rëndësinë dhe përfitimet e vendimeve të sjellja deri më tani të cilat të gjitha këto vite janë me rëndësi të madhe dhe kontribuuan për bashkëpunim më të suksesshëm reciprok, që në fund të rezultojë me mjedis më të mirë të sigurisë për të gjitha vendet e rajonit. Prandaj kjo iniciativë është me rëndësi të madhe edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Konferencë, përveç shqyrtimit të temës kryesore në vijim janë bisedime për përforcimin e mënyrave të bashkëpunimit ushtarak të shteteve ballkanike, si dhe mënyrat e kundërshtimit të të gjitha sfidave të sigurisë, rreziqeve dhe kërcënimeve në rajon. Kjo fillimisht lidhet me realizimin e llojeve të përbashkëta të trajnimit, si dhe me vlerësimin e kërcënimeve asimetrike të Ballkanit.

Shefat e Shtatmadhorive të vendeve ballkanike në fund të konferencës do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët me të cilën do të konfirmohet angazhimi i fuqishëm për zgjerim dhe përforcim të bashkëpunimit ushtarak.

Fokusi i Konferencës së pesëmbëdhjetë është i orientuar ndaj përforcimit të bashkëpunimit ushtarak të shteteve ballkanike, përmes gjetjes së mënyrave të kundërshtimit të të gjitha sfidave të sigurisë, rreziqeve dhe kërcënimeve në rajon, si dhe vazhdim të proceseve të filluara për përballje reciproke me sfida bashkëkohore të sigurisë, të inicuara në konferencat paraprake.

Forumi i shefave të vendeve ballkanike ka nëntë anëtarë (Shqipëria, BeH-ja, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi). Është formuar me iniciativë të Greqisë dhe të Turqisë në vitin 2006, e cila zyrtarisht është formuar nga ana e shefave të SHM-ve të vendeve ballkanike më 10 maj të vitit 2007 në Bruksel,

Konferenca e shefave të vendeve ballkanike realizohet njëherë në vit në parim të rotacionit, ndërsa deri më tani janë mbajtur katërmbëdhjetë konferenca.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.