Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Konferencë vjetore e KB-së “Shikim prej së largu”

Shkup, 21 dhjetor – Konferenca vjetore e Kombeve të Bashkuara me titull “Shikim prej së largu” sot do të mbahet në Shkup, ku do të diskutohet për masat e ndërmarra nga shteti dhe analizat e mbështetura nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNDP, FAO dhe UNICEF, në mënyrë që t’i ndihmohet Maqedonisë së Veriut t’i tejkalojë sfidat në fushën e ushqimit dhe energjisë.

Siç thonë organizuesit, qëllimi i konferencës është, së bashku me partnerët nacional dhe ndërkombëtar, të ofrohen zgjidhje të qëndrueshme dje afatgjata të cilat do t’i adresojnë nevojat e grupeve të ndjeshme dhe njëkohësisht do të mbështesin rritje dhe zhvillim, në kushte të inflacionit të lartë dhe resurseve modeste financiare.

Në konferencë, mes tjerash, është paralajmëruar edhe prania e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrave të Financave, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Besimi, Ljupço Nikollovski dhe Jovanka Trençevska dhe guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska Bezhoska.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss