Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Konjufca për aplikimin e Kosovës në KiE: Është bërë gjithçka për sigurimin e votave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot është bërë gjithçka që është e mundshme për sigurimin e votave për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Konjufca këto komente i bëri pas homazheve te varr i heroit Agron Rrahmani.

Kryeparlamentari megjithatë nuk njoftoi se kur do të dorëzohet aplikimi për anëtarësim. Ai tha se do ta bëjnë kur të jenë gati.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Kohë më parë është paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Evropës në muajin maj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.