Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kosova e 12-ta në FIBA Kampionatin Evropian

Kosova është mundur nga Gjeorgjia me rezultat 79:116 (19:24, 19:25, 19:28, 22:39), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj që po zhvillohet në Gjeorgji.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Dardanët, duke u renditur në vendin e 12-të nga 19 kombëtare pjesëmarrëse.

Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e parë, duke e fituar 19:24, ndërsa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 19:25, duke shkuar në pushim me shifrat 38:49.

Edhe pjesa e dytë ‘foli’ në të mirë të gjeorgjianëve, që fituan në fund 79:116. Te Kosova edhe në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë e 12 kërcime.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.