Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ministri i ri i Shëndetësisë do të dihet para vitit të ri.
Këtë Kurti e bëri të ditur në një konferencë për media, pak minuta më parë, shkruan Reporteri.net.
“Po duhet ta marrim një vendim për ministrin e Shëndetësisë, Do ta bëjmë para vitit të ri, në fillim të javës së ardhshme”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri nuk tregoi nëse ministri i ri i shëndetësisë, do të jetë Arben Vitia siç është raportuar në media.
Kosova ka mbetur pa Ministër të Shëndetësisë qe gati tre muaj pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë.
Që nga 6 tetori, ky dikaster udhëhiqet me ushtrues detyre, funksion të cilin e ushtron Dafina Gexha-Bunjaku.
Në Qeverinë Kurti deri tash Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr Arben Vitia e Rifat Latifi në më pak se dy vjet qeverisje.