Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kosova synon të shtojë 1400 MW energji të ripërtëritshme deri më 2031

Ka kohë që Ministria e Ekonomisë ka filluar përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Energjisë, dokument ky që pritet të përcaktojë zhvillimet në sektorin e energjisë për dhjetë vitet në vijim.

Edhe pse fillimisht ishte thënë se strategjia do të përgatitej qysh në fillim të vitit 2022, kjo më vonë ishte shtyrë për në muajin prill të njejtit vit. Planet e reja thonë se kjo strategji do të jetë e gatshme për publikun në qershor të këtij viti.

Ndryshe, strategjia është pothuajse gati dhe mungon vetëm finalizimi i planit tre vjeçar të veprimit, që është pjesë e kësaj strategjie, kanë pohuar përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë për Kosovo.Energy.

Burime të Kosovo.Energy kanë treguar se strategjia e re është e përqëndruar në investime në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe në renovimin e kapaciteteve aktuale të qymyrit, për të mundësuar tranzicionin energjetik, sipas obligimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të nënshkruara.

Kjo do të mundësojë tranzicionin energjetik, duke përdorur qymyrin si burim tranzicional dhe si energji bazë, dhe jo gazin, ndërsa ky i fundit është lejuar si burim tranzicional i energjisë nga BE pak kohë më parë.

Për më shumë, burime të Kosovo.Energy kanë informuar se strategjia synon të sjellë 1400 megavat kapacitete energjetike të bazuara në burime të ripërtëritshme të energjisë, deri më 2031.

Kështu është pohuar edhe nga Ministrja Artane Rizvanolli në konferencën e organizuar nga BERZH, dhe është raportuar nga Intellinews.

Përmes kyçjes online, në mbledhjen e BERZH Ministrja Rizvanolli ka nënvizuar pjesët kryesore të strategjisë, e që kanë të bëjnë me dekarbonizim, siguri të furnizimit me energji elektrike, çmime të përballueshme të energjisë, integrimi në tregjet rajonale si dhe kalimi nga linjiti në burime të riëprtëritshme të energjisë.

BERZH: Planet ambicioze, por të arritshme

Në të njejtën mbledhje, udhëheqësi i BERZH-it për Kosovë, Neil Taylor i ka quajtur planet e Kosovës për 1400 megavat kapacitete të reja si ambicioze, por të arritshme.https://5f55a0b188171536b1b3f67385b8e281.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ndërsa ka shtuar se Kosova ka shumë miq dhe përkrahës, Taylor ka nënvizuar se vendit i duhen më shumë investime nga sektori privat.

Për shkak të rezervave të mëdha të linjitit, për momentin prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë bazohet kryesisht në këtë burim.

Ndryshe, pak kohë më parë në Kosovë kanë filluar operimin tri projekte të kompanisë SOWI Kosovo, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej rreth 105 megavatësh. Këtyre projekteve i është dashur diku rreth gjashtë vite përgatitje dhe përcjellje procedurash për të filluar operimin.

Projektet e erës të SOWI Kosovo në Bajgorë përfaqësojnë rreth 10% të kapacitetit të përgjithshëm të instaluar energjetik në Kosovë. /Kosovo.Energy/

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.