Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kosovë/ Sot mbahet Parada e Krenarisë, a do të marrin pjesë krerët e shtetit?

Pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIG+ do të marshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”. Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Parada e Krenarisë do të mbahet për të gjashtën herë në Kosovë.

Vitin e kaluar, në Paradën e Krenarisë, nuk morën pjesë asnjë nga krerët e shtetit – Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. Në këtë organizim, edhe sivjet do të mungojë kryekuvendari, Glauk Konjufca, pasi, sipas zyrës së tij, ai pritet të udhëtojë jashtë vendit në vizitë zyrtare. Zyra e Kryetarit të Kuvendi e ka bërë të ditur këtë për Express, pa treguar se ku do të jetë destinacioni i Konjufcës.

Nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit nuk i janë përgjigjur Gazetës se a do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në këtë organizim.

Nga organizata CSGD kanë konfirmuar se krerët e shtetit janë ftuar të marrin pjesë, por që ata ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese.

Liridon Veliu nga kjo organizatë tha se edhe për hapen e Javës së Krenarisë presidentes Osmani i është dërguar ftesë gati një javë përpara, por e njëjta është përgjigjur 10 minuta para se të nisë aktiviteti.

Të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ u goditën institucionalisht këtë vit, kur në Kuvend u refuzua të miratohej Kodi i ri Civil, ku përfshihej edhe regjistrimi i bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

Shumica e deputetëve votuan kundër ose abstenuan, pikërisht për shkak të kësaj pike.

Pothuajse asnjë Qeveri nuk qëndroi qartë në mbështetje të këtij komuniteti.

Parada e sotme do të përmbyllet më një koncert.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.