Shkup, 21 shtator – Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në konferencë për shtyp do të informojë për konkluzionet e sesionit të 45-të të Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESKO-s, i cili u mbajt nga 12 deri më 17 shtator në Riad, Arabia Saudite, të cilat i referohen Rajonit të Ohrit.
Në konferencën për shtyp, siç është paralajmëruar, do të diskutohen temat dhe situatat aktuale lidhur me Filarmoninë kombëtare dhe Bibliotekën kombëtare – Tetovë.