Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kostovski: Xhaferi nuk e ka shkelur Rregulloren kur e shtyu votimin për nevojën për ndryshime kushtetuese

Shkup, 21 gusht – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka vepruar në përputhje me Rregulloren dhe me kompetencat e tij, kur pas shterjes së listës së folësve, ka shtyrë votimin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Kuvend, deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.

Deputeti Kostovski tha se nuk pajtohet me akuzat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së se Xhaferi ka vepruar në mënyrë joprofesionale.

“Nuk pajtohem se është keqpërdorim. Në Kuvend ka arkiva, inçizime arkivore dhe transkripte për atë se si ka punuar Kuvendi deri tani. Edhe në përbërjet parapake me kryetarë të mëparshëm të Kuvendit, jo vetëm në kohën e Talat Xhaferit. Përkundrazi, kryetari Xhaferi, kur lista e folësve është shtjerë… shumë herë deri tani, “kur të krijohen kushtet për votim, do të informoheni në mënyrë shtesë”. Kryetari Xhaferi, në përputhje me ingerencat e tij, në përputhje me Rregulloren e punës, ka vepruar po aq herë në mënyrë pragmatike, siç kanë bërë edhe ai edhe paraardhësit e tij”, deklaroi në konferencën për shtyp në Kuvend, Kostovski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss