Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kostumi i argjend i Rita Orës merr vëmendje në festivalin “Rock in Rio”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur me paraqitjen fizike dhe performancën e saj në festivalin “Rock in Rio”, në Brazil.

Rita u shfaq me një veshje argjendi shkëlqyese me fije të lëshuara e dorëza të ngjashme.

Ajo po ashtu veshi një palë këpucë me taka të ngjashme teksa kërcente në skenë e dhuronte spektakël.

Rita Ora, u shfaq në festival pas koncertit falas në Shqipëri.

Veshja e saj u krijua nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Në një moment të koncertit, Rita është parë fuqishëm duke qëndruar me njërën dorë pas shpine teksa ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.