Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kovaçevski – Auresku: Tani është momenti për hap para drejt BE-së

Shkup, 14 prill – Tani është momenti për hap para të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa Rumania vazhdon të angazhohet për zgjidhje në këtë rrugë, përfunduan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri rumun i Punëve të Jashtme, Bogdan Auresku.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, në takim, Auresku ia përcolli Kovaçevskit përshëndetjen dhe ftesën për vizitë zyrtare në Bukuresht nga kryeministri rumun Nikollae Çuka, si dhe dhe mbështetje të fuqishme për integrimet evropiane të vendit tonë.

Në takim është biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Bashkërisht është potencuar rëndësia e anëtarësimit në NATO edhe e Maqedonisë së Veriut edhe e Rumanisë, që e theksoi luftën në Ukrainë, si një nga vendimet më të rëndësishme të cilin e kanë miratuar dy shtete për sigurinë dhe stabilitetin në vendet, por edhe të rajonit.

Është biseduar edhe për solidaritetin e nevojshëm dhe mbështetjes së ndërsjellë në tejkalimin e sfidave nga lufta në Ukrainë mes shteteve të rajonit, si dhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e madhe dhe miqësore nga Rumania për integrimet evropiane të shtetit tonë dhe i dërgoi ftesë kthyese kryeministrit Çuka për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ai njoftoi se me kryeministrin bullgar Kiril Petkov kanë marrëdhënie parimore dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të vendimeve dinjitoze për çështjet e hapura, për të dyja palët.

Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski theksoi pozicionet e shtetit tonë të cilat janë vendosur një qind për qind në linjën e politikave të Bashkimit Evropian.

Sa i përket bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, është vlerësuar se po zhvillohet mirë, se tregtia shënon rritje dhe bashkërisht është shprehur përcaktimi për zhvillim të marrëdhënieve për çështje të rëndësishme për qytetarët dhe të dyja shtetet.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.