Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kovaçevski: Deputetët të mendojnë për popullin jo vetëm për partitë

Shkup, 13 Korrik – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për Agjencinë e Lajmeve MIA është shprehur i prerë se protokolli në fakt është procesverbal midis Ministrive të Jashtme, një document dypalësh që nuk e kushtëzon kornizën negociuese. Sic shprehet Kovacevski, protokolli aspak nuk përmendet në kornizën negociuese, duke bërë thirrje që të mos spekulohet për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij dokumenti.

Kryeministri ka thënë se ajo që duhet të dihet është se protokolli punohet në bazë të reciprocitetit.

“Ne insistojmë për këtë. Kjo do të thotë se obligimet ose detyrat që do t`i vendosim ne dhe Bullgaria si dy shtete, në mënyrë dypalëshe, vlejnë për të dyja palët. Askush s`ka mandat të pranojë kërkesa të njëanshme e as të veprojë sipas tyre. Reciprociteti si parim është baza për gjithçka që punohet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski Kryeministër i RMV-së.

Nga ana tjetër, LSDM-ja bën thirrje për konkluizone të përbashkëta në Kuvend, sic thonë për të vazhduar rrugën evropiane me identitet maqedonas të mbrojtur.

“LSDM-ja ka dorëzuar konkluzione ku garantohet respektimi i pakushtëzuar i vecantive gjuhësore,, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, me të cilët me BE-në në asnjë moment nuk negociohet. Si parti politike kërkojmë që këto konluizone të jenë të vetmet për të gjitha subjektet politike në Kuvendin e RMV-së”, deklaroi Mile Taleski deputet i LSDM-së

Sociademokratët kanë komentuar edhe protestat e opozitës. Sipas tyre, me veprimet e pandershme dhe të paparëgjegjshme Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë bërë sinonim për bllokime, protesta dhe bojkote. Nga LSDM-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja me vite është duke bërë gjithcka që vendi të mos përparojë, të mos bëhet pjesë e BE-së, të jetë e izoluar dhe të jetë e ndarë brenda.

Kovaçevski është shprehur se sa e mbrojtur është gjuha maqedonase në propozimin e modifikuar francez, si dhe ndikimin që do të ketë deklarata e njëanshme e Bullgarisë në këtë gjuhë.

“Gjuha maqedonase është e pastër në propozimin evropian, e pastër. Nuk ka fusnota, shtesa, yje etj. Gjuhë e pastër maqedonase, direkt në kuadër të negociatave. Deklaratat e njëanshme janë vërejtje me të cilat pala bullgare deklaron diçka dhe ne deklarojmë diçka tjetër. Dhe këtu përfundon historia. Ligjërisht dhe formalisht, ato deklarata të njëanshme nuk kanë asnjë ndikim në proces. Me atë deklaratë të njëanshme, pala bullgare vëren se ajo dhe vetëm ajo dhe asnjë vend tjetër anëtar nuk ka një mendim të ndryshëm nga ai që thuhet në dokumentin zyrtar të Bashkimit Evropian. Dhe kjo qëndron si informacion, i cili nuk ka ndikim në gjuhë, as në proces, as në asnjë pikë të negociatave që do të shkojnë përpara”, thotë Kovaçevski.

Kryeministri thekson se prejse Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare me të drejtë të plotë, qytetarët maqedonas do të mund të drejtohen në institucionet e BE-së në gjuhën maqedonase, dhe institucionet do të jenë të obliguara t’u përgjigjen edhe në gjuhën maqedonase.

Ai përmendi se gjuha maqedonase është specifike dhe unike, dhe si e tillë do të mbrohet, si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian. Kovaçevski shtoi se për këtë nuk do të presim gjatë, praktikisht procesi do të fillojë menjëherë, me fillimin e negociatave, të gjitha dokumentet e Bashkimit Evropian do të fillojnë të përkthehen në gjuhën maqedonase.

Sipas tij, në këtë mënyrë jo vetëm që do të mbrohet, por edhe gjuha maqedonase do të përjetojë një promovim të jashtëzakonshëm, me faktin se shumë vende dhe kultura që tradicionalisht nuk kanë kontakt me gjuhën maqedonase do të mund ta njohin atë, me kulturën, zakonet, traditën dhe veçoritë tjera specifike që na bëjnë ne maqedonasit krenarë.

Lidhur me mbrojtjen nga kushtet e përsëritura dhe të përsëritura gjatë negociatave dhe nëse ka ndonjë mekanizëm, garanci, Kovaçevski u përgjigj se negociatat do të zgjasin me vite, ndërsa ajo që ai e konsideron më të rëndësishme është të nxjerrim maksimumin nga ai proces dhe ta evropianizojmë shoqërinë tonë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.