Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Kovaçevski dhe Bytyqi për vizitë në kompaninë “Laplast-M”

Shkup, 8 shkurt – Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, së bashku me nënkryetarin e partisë dhe zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot ishin për vizitë në kompaninë “Paplast-M” nga ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së kompanive vendase përmes cikleve të investimeve për rritjen dhe zhvillimin e kompanive.

Kovaçevski theksoi se kompania përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve kanë marrë rreth 25.000 euro për punësime të reja, kërkimin dhe zhvillimin për të siguruar konkurrencë shtesë në treg.

“Shuma minimale e investimit që duhet të arrihet deri në fund të projektit investues me këtë mbështetje është 320.000 euro, që padyshim do të nënkuptojë edhe një hap përpara për këtë kompani e cila përveç që është një ndër më të mëdhatë në tregun e Maqedonisë, gjithnjë e më shumë po pushton edhe tregjet e shteteve fqinje”, tha Kovaçevski. 

Këto cikle investimi, tha Kovaçevski, nënkuptojnë rritje dhe zhvillim për kompanitë, si dhe rritje të numrit të të punësuarve, por edhe rritje të pagave.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se kompania është shembull se si politikat ekonomike të qeverisë për mbështetjen e investimeve, përveç atyre të huaja, synojnë edhe kompanitë vendase.

“Besojmë në nxitjen e një mjedisi ku të gjitha bizneset mund të operojnë në kushte të barabarta dhe t’u përmbahen praktikave të drejta të punës. Prandaj, në vitin 2017 me Planin e Rritjes Ekonomike krijuam një mundësi sistematike që kompanitë vendase të mbështeten financiarisht në investimet e tyre. Sot portofoli ynë arrin në 919 kompani të mbështetura me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve me afro 100 milionë euro. Këto nuk janë para të hedhura bosh sepse investuan në ekonominë vendase duke krijuar 5.000 vende pune”, theksoi Bytyqi.

Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se kompaninë e viziton si kryetar i LSDM-së, ndërsa Bytyqi në rolin e nënkryetarit.

Bytyqi ka shtuar se ka kohë për pauzë, pushim dhe se e shfrytëzon për të vizituar kompanitë që investojnë në vend.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss