Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kovaçevski: Do fokusohemi në ekonomi, energjetikë dhe bujqësi

Shkup, 14 Prill – Dikur ishin të nevojshme 4.25 paga minimale për të mbuluar një shportë mesatare sindikale me dy punonjës me pagë minimale dhe dy fëmijë, gjë që është e paqëndrueshme. Për këtë arsye politikanët dhe ekonomistët nuk duhet të debatojnë për nevojën e ngritjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe rritjen e pagës minimale, tha kryeministri Kovaçevski në hapjen e Forumit Ekonomik të organizuar nga “Finance Think”.

Sipas tij, kjo qeveri është e gatshme t’u përgjigjet goditjeve globale në kohë me masa efektive kundër krizës dhe ka vendosur të jetë mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve nga kriza energjetike dhe ekonomike, Kovaçevski po ashtu potencoi se me Sindikatat është duke biseduar për rritjen e pagës në sektorin publik për 130 mijë të punësuar.

“Jemi duke e menduar vendosjen e metodologjisë së qëndrueshme për rritjen lineare të pagave, por e gjithë kjo duhet të jetë e shoqëruar me reforma, sepse në fund duhet ta dimë se këto paga i paguan qytetari dhe ato duhet të marrin shërbime më të mira.”,- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Rritja e çmimeve tek të gjitha produktet ushqimore ka ndikuar dhe ka dhënë efekt edhe tek sektorët tjerë, sepse dy e treta e shteteve kanë inflacion mbi 5 për qind, që është më e madhja në dy dekadat e kaluara, prandaj edhe Banka Popullore reagon vazhdimisht në rritjen e shkallës së kamatës, tha mes tjerash guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska–Bezhoska.

“Inflacioni vazhdon të rritet dhe ka arritur në 7.7 për qind mesatarisht për kuartal vjetor, ndërsa në nivel vjetor ka arritur në 8.8 për qind dhe ajo në masë të madhe po ecë si pasojë e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të energjisë e të cilët marrin pjesë me ¾ në inflacion dhe tani po shohim se kjo ka një efekt edhe tek komponentët tjerë dhe e gjithë kjo së bashku ka filluar të ndikojë në pritshmëritë e inflacionit.”,- theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska–Bezhoska.

Për t’u përballur me pasojat e kriza përmes buxhetit janë ndarë plot 615 milion euro, ku janë ndihmuar sektori i energjetikës, kemi ndihmuar mbijetesën e shumë kompanive dhe ruajtjen e vendeve të punës, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi, ai pohoi se është duke u përgatit rebalancë i buxhetit, me të cilën parashihet mjaftueshëm produkte ushqimore dhe furnizim me energji elektrike.  

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.