Shkup, 1 qershor – Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski ka realizuar takim me ambasadorin norvegjez në vend, Jon Eugen Gelshtad, ku biseduan për avancimin e bashkëpunimit me Norvegjinë në sferën e ekonomisë, jurisprudencës, mbrojtjes – si shtete partnerë në NATO.
Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në takimin u konstatua se para botës dhe Evropës janë sfidat e mëdha në planin e energjetikës dhe në sektorin ushqimor, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Në takimin është shprehur përkrahje për përparimin e shtetit tonë në procesin eurointegrues, si çështje me rëndësi gjeostrategjike për rajonin dhe Evropën. Kryeministri Kovaçevski kumtoi se ai dhe Qeveria janë tërërisht të përkushtuar në përkrahjen e standardit të jetesës së qytetarëve në shtet dhe të ekonomisë zhvillimore, se vendi është i përcaktuar ndaj kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ekskluzivisht në bazë të parimeve dhe të vlerave evropiane, ndërsa politika e jashtme e vendosur tërësisht në linjën e politikave të NATO-s dhe BE-së”, informoi pres shërbimi i Qeverisë.
Kryeministri Kovaçevski iu falënderua ambasadorit Gellshtad për miqësinë e sinqertë me Norvegjinë, si shtet i cili e ka përkrahur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përmes donacioneve ndihmon në proceset reformuese në sferat siç janë jurisprudenca, mjedisi i jetesës dhe mbrojtja.
“Vlerësoi se ëshët koha që të avancohen marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. U kumtua se në Maqedoninë e Veriut shikohen potenciale për investim, me ç’rast u bisedua për sferat e mundshme dhe mënyrat e bashkëpunimit”, thuhet në kumtesë.