Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kovaçevski: Kriza na ka mësuar se duhet të investojmë në mënyrë strategjike

Shkup, 14 prill – Çdo krizë paraqet edhe mundësi. Kjo krizë na ka mësuar se ne duhet të investojmë në mënyrë strategjike,” tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin Ekonomik “Shikim i turbullt përpara: Pasiguritë e shumta minojnë perspektivat ekonomike?” që mbahet sot në Shkup në organizim të “Finance Think”.

Duke folur për sistemin elektroenergjetik dhe bujqësinë, Kovaçevski tha se në vitet e fundit janë bërë investime të jo të konsiderueshme në energjetikë, ndërsa në fushën e bujqësisë nuk ka pasur qasje strategjike se çfarë duhet të prodhohet dhe ne si shtet nuk kemi arritur të zvogëlojmë importin e ushqimit.

“Bujqësia duhet të mbështetet. Është aktivitet strategjik në çdo vend, por kur shikojmë sasinë e subvencioneve të dhëna dhe se ato jepen për sipërfaqet e kultivuara dhe jo se sa kemi prodhim, atëherë arrijmë në përfundimin se në 15 vitet e fundit ne nuk kemi pasur qasje strategjike si vend përsa i përket asaj që duam të prodhojmë dhe nuk kemi ulur importin e ushqimeve. Kjo krizë na ka mësuar se duhet të investojmë në mënyrë strategjike. Për këtë arsye është krijuar fond i ri intervenues, ku kyç për investime janë misri, gruri, elbi, luledielli, pemëtaria dhe blegtoria”, tha Kovaçevski.

Nga ky vit, siç paralajmëroi ai, si risi fillimisht në pemtari do të vendoset parapagesë e subvencioneve, në parimin 30 për qind para fillimit të sezonit dhe 70 për qind më pas.

Në fushën e energjetikës, Kovaçevski theksoi se ka një pasqyrë të qartë se si do të lëvizë prodhimi vendor i energjisë elektrike. Në fazën e dytë është projekti Çebrene-Galishtë për të cilin janë interesuar nëntë ofertues, ndërsa para rreth 10 ditë më parë është vënë në punë impianti i parë fotovoltaik i vendburimeve të vjetra të qymyrit në Oslomej.

“Është një investim shtetëror i mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Këtu janë planifikuar dhe do të fillojnë të ndërtohen edhe dy të tjera nga 50 megavat të termocentraleve fotovoltaike që do të ndërtohen në parimin e partneritetit publiko-privat me kompani nga Turqia dhe Bullgaria dhe 10 megavat të tjera që do të jenë në pronësi të ESM Maqedoni. Kjo do të zëvendësojë 120 megavat të punës së Oslomej në thëngjill me 120 megavat fotovoltaikë dhe është shembulli i parë në Evropën Juglindore”, tha Kovaçevski.

Lidhur me Buxhetin, Kovaçevski theksoi se ai është likuid dhe të gjitha pagesat bëhen pa probleme, dhe të gjitha blerjet e mobiljeve dhe veturave janë reduktuar në zero, me përjashtim të Zyrës së RMV-së në Vjenë sepse vitin e ardhshëm vendi do të kryesojë OSBE-në.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.