Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

Shkup, 30 dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për javoren Fokus, ka folur për projektet e Qeverisë, krizën aktuale energjetike, sigurinë e shtetit, si dhe planet e Qeverisë në RMV në periudhën e shtetit.

Duke folur për gjendjen aktuale, kryeministri potencoi se “si qytetar pret të kemi pushtet funksional gjyqësor dhe pret drejtësi”. Ai përmendi edhe aktvendimin për rastin me përgjimet masive, duke komentuar se Qeveria nuk mund të përzihet në pushtetin gjyqësor.

“Sistemit të drejtësisë i ngelet që në mënyrë transparente t’u shpejgojë qytetarëve për vendimet që i sjellë dhe të punojë në avansimin që të rritet besimi i qytetarëve dhe të sigurohen kushte fer për të gjithë qytetarët që të jenë të barabartë para Kushtetutës”. Lidhur me vizitën e ekipit nga SHBA-ja lidhur me rastet me korrupsion, kryeministri thotë se me ta nuk është takuar, por se përvojat që i kanë nga BE dhe SHBA janë me rëndësi të veçantë, informon Zhurnal.

Kryeministri theksoi se nuk mund të parasheh si do të zhvillohet lufta në Ukrainë, por thotë se qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë por edhe atë ekonomik.

“Me këtë luftë kuptojmë se sa ishte i drejtë vendimi të inkuadrohemi në aleancën më të sigurtë mbrojtës në botë. Vendi ynë është i sigurtë, kufijtë tanë janë kufijtë e NATO-s dhe në këtë aspekt askush nuk duhet të ketë dilema nëse diçka mund të na ndodhë”, theksoi ai.

I pyetur për gjendjen në Kosovë, kryeministri shprehet se zgjidhja më e mirë është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësim të BE-së.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se dallimi në mes të çmimit të aksioneve dhe çmimit që paguajnë konsumatorët e fundi, e subvencionon Qeveria përmes Buxhetit shtetëror, sipas Buxhetit të paraparë për këtë sezon ngrohjeje dhe duke pasur parasysh rritjen e madhe të çmimeve të qymyrit, mazutin dhe vetë energjinë elektrike.

“Këto fonde transferohen në mënyrë të planifikuar dhe të njëpasnjëshme gjatë sezonit të ngrohjes për të ruajtur prodhimin në termocentralet shtetërore dhe për energjinë termike për Qytetin. Ky detyrim është i Qytetit, por ata u tërhoqën, kështu që Qeveria e ngarkoi EMV-në që të merrte ngrohjen, ndërsa shteti të financonte punën. SHA EMV punon që të mund të furnizojë amvisëritë, por edhe konsumatorët e vegjël, gjegjësisht 72.000 kompani që punësojnë 98% të punonjësve, si dhe të mbulojë humbjet teknike të rrjetit shpërndarës të EVN-së, MEPSO-së. Gjithashtu, për të siguruar energji elektrike për shkollat, për objektet prodhuese që prodhojnë produkte ushqimore bazë, si dhe për spitalet dhe institucionet jetike shtetërore. Në këtë moment 90% e më shumë mbulohet me energjinë e vet dhe një pjesë e vogël blihet.

Në periudhën e kaluar kemi arritur të vëmë në funksion të gjitha objektet prodhuese të EMV-së, të cilat janë instaluar gjatë kohës së Jugosllavisë. Këto ditë prodhimi arrin gati 19 mijë megavat në orë në ditë dhe konsumi i përgjithshëm i nevojshëm për tregun e rregulluar dhe për furnizime shtesë është rreth 20 mijë megavat në orë, që do të thotë se blihen rreth një mijë megavat në orë”, tha Kovaçevski./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss