Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kovaçevski: Ribalanci i Buxhetit është i orientuar drejt përballjes me krizën ekonomike

Shkup, 26 maj – Ribalanci i Buxhetit është i drejtuar drejt përballjes kryesore me krizën ekonomike, rishqyrtimin e projeksioneve fiskale, ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore, mbajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe optimizimin e burimeve të financimit të deficitit buxhetor, deklaroi sot në Kuvend, kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Zhaklina Llazarevska nga LSDM, Kovaçevski tha se të ardhurat e përgjithshme me ribalancin parashikohet të rriten për 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më shumë nga Buxheti i planifikuar inicial, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288 miliardë denarë ose për 16 miliardë denarë ose 5,9 për qind më shumë në krahasim me të planifikuarat në mënyrë iniciale, të cilat, siç theksoi do të përdoren kryesisht për mbështetje të standardit të qytetarëve për mbështetje të ekonomisë dhe për mbështetje të likuiditetit të kompanive, por edhe për sigurimin e mjeteve financiare për sektorin energjetik

Kovaçevski theksoi se kemi korrigjim në rënie të BPV-së dhe rritje të projeksionit të inflacionit për 7.2 për qind, ndërsa me ribalancin kanë arritur të zvogëlojnë shpenzimet joproduktive dhe shpenzimet që nuk duhet të bëhen në vlerë prej 215 milionë euro.

“Kjo nuk është bërë asnjëherë më parë, por duke pasur parasysh situatën dhe se na pret një dimër vërtet i vështirë, menduam që duhet të bëhet një ulje e ndjeshme e shpenzimeve, gjë që nuk ka pse të ndodhë këtë vit. Këto fonde, të rritura nga deficiti në rritje, dedikohen për financimin ne standardit të jetesës së popullsisë. Në rezervë kemi lënë edhe 76 milionë euro shtesë, pastaj për fermerët 52 milionë euro”, deklaroi Kovaçevski.

Janë siguruar, theksoi kryeministri edhe mjete për pagesë të papenguar të pensioneve të rrogave, siç është marrëveshja e arritur me SASHK-un, por edhe rritjet e parashikuara të pagave në MPB, në sistemin gjyqësor dhe funksionet tjera në vend, të cilat kanë qenë temë e bisedimeve me sindikatat.

Në bazë të këtyre të dhënave hyrëse, Kovaçevski tha se është planifikuar rritjet e deficitit në nivel prej 5,3 përqindëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.