Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Krasniqi: S’jam i sigurt se në çfarë rruge po shkon qeveria

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e di se çfarë rruge është duke ndjekur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e di se në çfarë drejtimesh duhet të shkojë për ta mbajtur situatën nën kontroll”.

Krasniqi pas takimit që pati me Kurtin dhe liderët e partive opozitare thotë se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë.

“Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, por papjekuria dhe mungesa e koordinim të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se kanë sjellë një momentum që ka mundur të shmanget, sido qoftë ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë, por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çdo konsiderate tjetër politike apo partiake”.

“Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut e normalisht dhe për propozimin franko-gjerman, por unë e kam thënë edhe shumë herë të tjerë. Në vend se të fokusohemi në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale që do të sillte njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB ne sot po merremi me tema më sporadike dhe teknike”, tha Krasniqi.

Krasniqi, mes tjerash, tha se PDK-ja është e gatshme të ndihmojë me aq sa ka mundësi.

“Shpreha qëndrimin e PDK-së që në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme. Sa i përket vazhdimësisë së ushtrimit të sovranitetit në katër komunat veriore, qeveria duhet t’i ndërmarrë veprimet që i takojnë, dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së në çfarëdo mundësie që kemi” tha ai.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.