Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Krenar Osmani, “sulmuesi” që është shpërblyer nga Fatmir Mexhiti me plotë 357 mijë denarë

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Fatmir Mexhiti, për nëntë muaj rrjeshtë ka ndarë mëditje mujore për Krenar Osmanin, i cili mbrëmë sulmoi Driton Nebiun, drejtor dhe zyrtarë i lartë i Aleancës për Shqiptarët dersa ky i fundit po darkonte në një restorant në Tetovë.

Me urdhër të Mexhitit, Osmani për nëntë muaj ka marrë nga 40.000 denarë në muaj nga Ministria e udhëhequr nga kuadër i partisë së Taravarit.

Dyshimet janë se Osmani këtë rrogë e ka pranuar si “shpërblim” për aktivitetin që pritet ta bëjë për Aleancën për Shqiptarët në muajtë në vijim.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, del që Krenar Osmani brenda këtyre muajve ka përfituar plot 357.000 mijë denarë, të cilat nëse i kthejmë në euro del që Osmani nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë 5.804 euro pa shkuar fare në punë.

Se Osmani ka marrë këto mjete nga Mexhiti i fakton edhe Open Finance.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss