Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Kreu i Çairit Visar Ganiu vendosi kurora-lulesh tek Busti i presidentit amerikan Woodrow Wilson

Shkup, 3 shkurt – Sot në 100 vjetorin e vdekjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Woodrow Wilson, tek busti i tij që gjendet në Komunën e Çairit, vendosi lule kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

“Me këtë rast edhe e nderuam presidentin e 28 amerikan Wilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi për barazinë e popujve të vegjël jo vetëm të Ballkanit dhe nderuam njëkohësisht edhe rolin e tij të rëndësishëm në Traktatin e Versajës. Lavdi jetës dhe veprave të presidentit amerikan Woodrow Wilson”, ka thënë Ganiu.

​Ndryshe, Komuna e Çairit pesë vite me parë u binjakëzua me Qytetin e Stauntonit, vendlindjen e Presidentit Woodrow Wilson, ndërsa kohë më parë u vendos Busti dhe u ndërtua Sheshi që bartë emrin e kësaj figure kaq të rëndësishme për të gjithë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss