Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kriza zgjerohet edhe më shumë, prek listën e “kobshme” të papunësisë!

Shkup, 21 Nëntor – Maqedonia e Veriut sikurse shumë shtete të tjera ka pësuar një “kolaps” ekonomik për sa i përket menaxhimit të situatës me krizën e re ekonomike, e cila ka prekur secilën shtresë të qytetarëve. Në mesin e krizës ekonomike vazhdojnë paralajmërimet se pritet një dimër i ftohtë, që nënkupton se nga kriza nuk ka shpëtim vetëm se thellim edhe më shumë. Por, ajo që është në interes të qytetarëve është pyetja se a ka goditur më në fund punësimin në vend kriza e shkaktuar nga mungesa e energjisë dhe inflacioni?. Përgjigja e secilës pa hamendje, është po, pasi kemi një rritje të dukshme e shumë shqetësuese të nivelit të papunësisë në vend, vetëm përgjatë muajit tetor, 1429 persona janë shtua listës së kobshme, asaj të papunësisë, shkruan Zhurnal.

Kriza ekonomike prek edhe punësimin-

Pas 19 muajsh rënie dhe ulje të numrit të të papunëve, të dhënat e Agjencisë së Punësimit për muajin tetor për herë të parë tregojnë rritje, pra rritje për një muaj me 1429 persona, kur bëhet fjalë për punëkërkues aktivë. Kështu, praktikisht në fund të muajit tetor, numri i të punësuarve në vend është 113,893, pasi një muaj më parë kjo shifër ishte 112,464, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit.

Rritje ka edhe tek aplikuesit pasivë, pra personat e tjerë që kërkojnë punë, ose në total numri i tyre është 1834 të papunë të rinj. Kjo vjen pasi numri i të papunëve ra për 19 muaj rresht. Në shtator, për shembull, regjistroi një rënie të re prej 2,470 personash.

Por kjo tendencë duket se do të përfundojë në tetor, kur për herë të parë ka një rritje të numrit të të papunëve, megjithëse mund të jetë mirë të shpresojmë se kjo është vetëm një goditje e çastit nga kriza dhe se situata do të përmirësohet në të ardhmen.

Meqë ra fjala, siç kemi shkruar tashmë, një fenomen i pazakontë ka ndodhur më parë në vend, në një kohë kur u goditëm nga ndoshta kriza energjetike më e fortë ndonjëherë. Pra, në muajin gusht numri u ul me 2115 qytetarë, ndërsa rënie ka pasur edhe në korrik me 752 persona, ndërsa rënia e qershorit ka qenë gjithashtu solide dhe ka arritur në afro 2400 persona.

Situatë e njëjtë me pasoja të ngjashme ishte edhe ajo e para dy viteve, ku i tërë vendi përballej me krizën më të tmerrshme, atë shëndetësore me virusin Covid19, që si pasojë e kësaj krize një numër i madh i të punësuarve janë larguar nga vendet e punës, gjë që ka shkaktuar edhe më tepër vështirësi në përballje me krizën.

Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut-

Produktet ushqimore këtë vit mbi 20 për qind janë më të larta se muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Buka është shtrenjtuar me 30 për qind, vaji me 50 për qind dhe sheqeri, mishi, qumështi, perimet dhe vezët me rreth 20 për qind. Janë shtrenjtuar edhe shërbime komunale si uji, ngrohja qendrore dhe energjia elektrike si dhe karburantet, të cilat shënuar rritjen rekorde në nga mesi i muajit korrik, në rreth dy euro për litër derivate të naftës.

Dhe, kjo në mënyrë automatike ka rritur edhe thelluar edhe më shumë nivelin e varfërisë në vend. Kjo ndikon dukshëm edhe më shumë në thellimin e dëshprimit te të rinjtë, dhe kjo pastaj përkthehet me një reagim të vrullshëm e me vendim për largim nga vendi.

Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-

Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.

Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.

Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.