Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kroacia nuk i hap derën Vuçiçit

Presidenti serb Vuçiç nuk mundi të vizitonte Jasenovaçin ish-kampin e përqendrimit i krijuar në fshatin me të njëjtin emër nga autoritetet e ish-Shtetit të Pavarur të Kroacisë në Jugosllavinë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për ish-kampin e tretë më të madh të përqendrimit në Evropë i krijuar në muajin Gusht të vitit 1941 dhe funksionoi deri në muajin Prill të vitit 1945 ku të burgosurit u vranë kryesisht me përdorimin e thikave, çekiçëve, sëpatave dhe me të shtëna në kokë.

Në Jasenovaç, shumica e 100 000 viktimave ishin serbë etnikë. Të tjerët ishin hebrenj romë dhe disa disidentë politikë kroate. Serbia ju dërgoi një notë proteste autoriteteve kroate duke e konsideruar si të tmerrshëm vendimin e tyre për ndalimin e Vuçiç dhe paralajmëruan kundërmasa.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, deklaroi se Kroacia nuk ishte e informuar zyrtarisht për vizitën e Vuçiç ky nuk ishte një udhëtim për në det.

Sipas kryediplomatit kroat, Serbia nuk është përballur me të kaluarën sidomos me çështjen e personave të zhdukur që Kroacia i kërkon ende.

Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiç synonte që të kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, nga entiteti i saj Republika Srpska për të vijuar me tej ne token kroate.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.