Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kryediplomati: “Rinisja” e marrëdhënieve kino-australiane kërkon veprime konkrete

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se “rinisja” e marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Australisë nuk mund të bëhet automatikisht, por kërkon veprime konkrete.

Gjatë një takimi me gazetarët në kryeqytetin e Guinesë së Re Papua Port-Moresbi, kreu i diplomacisë kineze theksoi gjithashtu se përmirësimi i lidhjeve kino-australiane është një aspiratë e përbashkët e popujve të të dy vendeve dhe përputhet me prirjen e kohës.

Duke vënë në dukje se lidhjet dypalëshe kanë hasur në vështirësi vitet e fundit, Wang u shpreh se thelbi i problemit qëndron në faktin që disa forca politike në Australi këmbëngulin ta trajtojnë Kinën si kundërshtare e jo si partnere, duke e quajtur zhvillimin e Kinës si kërcënim e jo si mundësi. Kjo ka sjellë një prapakthim të politikës pozitive dhe pragmatike të Australisë ndaj Kinës të ndjekur për shumë vjet, shtoi ai.

Sipas ministrit, rrugëzgjidhja është që të shikohen Kina dhe marrëdhëniet e saj me Australinë në mënyrë racionale e pozitive dhe që të dy vendet ta respektojnë njëri-tjetrin, të kërkojnë gjuhën e përbashkët duke lënë mënjanë dallimet dhe të krijojnë kushtet e nevojshme për t’i rikthyer marrëdhëniet dypalëshe në shinat e duhura.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.