Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kryeprokurori i Libanit urdhëroi lirimin e të arrestuarve në hetimin për shpërthimin në portin e Bejrutit

Kryeprokurori i Libanit, Gasan Ovejdat sot urdhëroi lirimin e të gjithë të dyshuarve të arrestuar në hetimin për shpërthimin shkatërrues që ndodhi në portin në Bejrut në vitin 2020 dhe parashtroi aktakuzë kundër gjykatësit hetues.

Ovejdat e akuzoi gjykatësin hetues, Tarek Bitar se e ka ripërtërirë hetimin të hënën edhe përkundër ankesave që e kanë ndalur, keqpërdorimit dhe tejkalimit të autorizimeve, punë që është në kundërshtim me prerogativët e tij, ndërkaq gjithashtu ia ndaloi edhe udhëtimin.

Vendimi u soll pasi që gjykatësi Bitar të hënën sërish e hapi hetimin për shpërthimin në port pas stagnimit 13-mujor për shkak të ankesave të politikanëve të akuzuar në hetim, përfshirë edhe prokurorin kryesor.

Bitar sot kumtoi se vendimi i kryeprokurorit për lirimin e të arrestuarve është joligjor dhe se angazhohet për përfundim të hetimit.

“Prokurori Ovejdat nuk mund ta padisë gjykatësin i cili paraprakisht e akuzoi në hetim për shkak të konfliktit të interesave”, thuhet në kumtesë.

Ovejdat në dhjetor të vitit 2020 kumtoi se tërhiqet nga çfarëdo lloj përzierje në hetimin për shpërthimin, për shkak të lidhjeve të tij me ish-ministrin e akuzuar dhe deputetin Gazi Cajter.

17 të burgosur ishin në paraburgim me muaj pas shpërthimit që ndodhi më 4 gusht 2020. Pothuajse 3.000 tonë amonium nitrat, i përdorur për plehra artificiale, shpërthyen, me ç’rast jetën e humbën 218 njerëz, u lënduan mbi 6.000, ndërsa u dëmtuan shumë pjesë të kryeqytetit libanez. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss