Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Kryetari i Malishevës: S’jemi të kënaqur me përkrahjen nga Qeveria

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar se është i pakënaqur me përkrahjen e nivelit qendror.

Ai theksoi se qasja e ekzekutivit ndaj nivelit qendror tregon se nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kastrati thotë se investimet kapitale për vitin 2024, janë të ulta shkaku i mospërkrahjes nga niveli qendror.

Sipas tij, ato nuk japin shpresë për një zhvillim më të shpejtë.Ndonëse përmend kërkesat që i ka adresuar nëpër dikastere, Kastrati thotë se nuk janë përmbushur.

“Përkrahjen nga niveli qendror deri më tani komuna e Malishevës nuk është e kënaqur sepse kemi shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve që presin përmbushje të gjitha këtyre kërkesave dhe nevojave prandaj qasja e Qeverisë qendrore nganjëherë sikur nuk i ka parasysh të gjitha këto nevoja dhe kërkesa përkatësisht të komunës së Malishevës e që më bjen me e theksu shembull investimet kapitale për vitin 2024 i kemi shumë të ulëta, me shuma të ulëta të cilat nuk japin shpresë për një zhvillim sa ma të shpejtë dhe sa më të madh”, deklaroi Kastrati, transmeton Klankosova.tv.

E shkak i rritjes së performancës, Malisheva ka fituar edhe një Grant qeveritar në vlerë prej 628 mijë euro. Këto fonde premton se do t’i shpenzojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.“Grantin qeveritar e kemi marrë fal angazhimit tonë permanent në përmbushjen e aktiviteteve tona në të gjitha shërbimet. Gjithashtu ne si qeveri komunale, përkatësisht kryetar i komunës jemi angazhuar dhe do të angazhohemi që kjo performancë komunale të rritet edhe më tutje. Për shkak se me rritjen e shërbimeve tona dhe me rritjen e performancës sonë ne e përmirësojmë edhe jetën e qytetarëve për çka edhe jemi të zgjedhur për çka kemi edhe mandate”, tha Kastrati.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss