Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Kryqëzohet” për barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia, Einxhel: Ju dalsha dhe në ëndërr ishalla

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, do të bëhen prindër për herë të parë.

Pak ditë më parë, ata kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një djali.

Duket se në këtë shtatzëninë e saj ajo po përballet me komente të ndryshme.

Ajo po merr komente edhe negative, e si duket këto komente e kanë nevrikosur edhe moderatoren.

Disa nga komentet ajo vendosi t’i publikojë bashkë me përgjigjet e saj.

Ajo tha se nuk i toleron dot gratë që mundohen të shfuqizojnë gratë e tjera, pasi pranoi komente si “na ke lodhë me ketë bark”, “po e fsheh keq” e kështu me radhë.

Ndaj gjithë këtyre komenteve, Einxhel pati një mesazh.

“E si përfundim, ju dalsha dhe në ëndërr ishalla, se më të bukura s’keni pas” shkroi ajo në ‘Instagram’, duke postuar fotografi me bark të rrumbullakosur.

Ajo postoi dhe një tjetër shkrim të gjatë se përse nuk i fal paragjykimet dhe ofendimet, as ato të grave, ndonëse është feministe.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.