Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Kudo temperatura nën zeron, më ftohtë në Berovë -11 gradë

Shkup, 1 shkurt  – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë -11, në Demir Kapi është -9, Shkup – Petrovec, Manastir, Veles, Strumicë, Gjevgjeli -8, në Shtip dhe Kavadar -7, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Kriva Pallankë -6, në Dibër, Kumanovë, Ohër, Vinicë dhe Dojran janë matur -4, në Krushevë -2 dhe në Kodër të Diellit -1 gradë.

DPHM informon se shtresa e borës në Mavrovë është 11, ndërsa në Kodër të Diellit katër centimetra. 

Gjatë natës moti ishte i kthjellët dhe i qetë. Sot në mëngjes me diell, në disa vende fryen erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. 

Mot me diell me vranësira të vogla të cilat në orët e natës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë. 

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss