Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kujdes, në këtë shtet po qarkullojnë me të madhe paratë e falsifikuara

Policia e Kosovës përmes raportin 24 orësh të njoftuar për tre raste ku janë përdorur paratë false.

Prej tyre dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Ferizajt.

Kartëmonedhë në vlerë të 100 eurove dyshohet të jenë të falsifikuara më së shumti.

“Prishtinë 31.10.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bërë një pagesë me një kartëmonedhë me vlerë rreth 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar si provë materiale. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti tjetër po ashtu është i raportuar në rajonin e Prishtinës ku një burrë kishte njoftuar policinë se ksihte hasur në një kartëmonedhë prej 50 eurove të falsifikuar.

“Prishtinë 28.10.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një monedhë prej 50 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

E ndërsa rasti i tretë që është raportuar në Ferizaj, është njoftuar se disa persona të panjohur kanë deponuar para të falsifikuar duke mos e cekur vlerën e saktë.
“Hani i Elezit 31.10.2022 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.