Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Kulaç tradicional

Një kulaç shijon si për mrekulli me një copë djathë të bardhë, çaj ose gjalpë fshati me pak kripë.

Përbërësit

  • 500 gram miell
  • 2 kokrra vezë
  • 1 gotë kos
  • ½ gotë vaj ulliri
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe sodë buke.

Udhëzimet

  1. Në tavolinën e punës shtroni miellin.
  2. Hapni një hapësirë në mes dhe shtoni kripën, sodën e bukës dhe vezët. Filloni ta punoni mirë brumin. Tani shtoni kosin dhe punojeni sërish.
  3. Shtoni vajin e ullirit dhe punojeni mirë masën që të bëhet kompakte.
  4. E mbështillni me një peshqir kuzhine dhe e ruani në temperaturë ambienti ose në furrën e sobës (të ngrohur paraprakisht, por të fikur) për gati 1 orë.
  5. Më pas merrni një tepsi të vogël rrumbullake dhe shtrojeni mirë kulaçin. Sipër e shponi me pirun.
  6. E fusni në furrë për 25 minuta, në temperaturë 220 gradë.
  7. Pasi të jetë pjekur e nxirrni jashtë dhe e ruani sërish me një peshqir, pasi ky i fundit e zbut kulaçin.
  8. Ju bëftë mir!.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss