Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kur institucionet heshtin, kamerat flasin

Shkup, 14 prill – Reparti për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, në Prokurorinë Themelore do të ngritë padi penale për dy zyrtarë policorë për mitmarje. Njëkohësisht do të ngritet procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore për policët, ndërsa deri në përfundim të procedurës, që të dy janë larguar nga puna, trasnmeton Zhurnal nga DW.

Ky është epilogu që e shkaktoi emisioni STOP e emetuar në Tv Klan në Shqipëri, përmes së cilës një biznesmen arriti të vërtetojë deklarimet e tij se po i kërkojnë ryshfet në kufirin kosovaro-maqedonas. Ekip gazetaresk ka arritur të sigurojë video dëshmi si në vendkalimin kufitar “Bllace” policët kërkojnë ryshfet për ndërmarje transportuese – të paguajnë nga 20 euro për person.

Praktikë që zgjatë

Rasti në vendkalimin në Bllacë, nuk është vetëm tregim për ryshfet, e lidhur me policët E.SH dhe Z.R.

“Inicialet ndryshojnë, por praktikat vazhdojnë”, komentojnë ish zyrtarë të vendkalimit kufitar.

“Nëse në këtë rast nuk do të trajtoheshte rasti, dy policët sot përsëri do të ishin në punë. Sepse kontrolli institucional është i dobët dhe tek ne çdo çudi zgjatë tre ditë, nga pasnesër përsëri do të jetë e njejta. Nëse nuk ka kontrolle më rigoroze dhe sanksione, nuk ka si t’i jepet fund kësaj praktike korruptive. Njerëzit edhe më tej do të komentojnë sa po pasurohen zyrtarët në vendkalime kufitare dhe me çfarë shpejtësie u rritet pasuria, por asgjë fundamentalisht nuk ndryshon”, thonë ata.

Pikërisht medializimi i korrupsionit është vërtetimi më direkt për vonesën e institucioneve kompetente në zbulimin e saj. Pa një inçizim, “tarifa” prej 20 euro për person si duket do të ngeleshte në katër sy dhe në katër mure, mes të cilëve që janë të detyruar të paguajnë për diçka që nuk duhet të paguajnë.

Por, derisa dikush është frymëzuar që të zbardhë kërkim ryshfetin, shumë të tjerë pajtohen që të paguajnë dhe heshtin, sepse kanë interesat e tyre. Pjesë e tyre janë përshembull që nuk i përmbushin nevojat për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe nuk e kanë dokumentacionin e nevojshëm/licencën për këtë.

Sa për rikujtim, pas fatkeqësisë me autobus vitin e kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia, më vonë u mësua se në fakt autobusi nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar, por se pa problem vazhdimisht ka kaluar të gjitha vendkalimet kufitare. Por, madje edhe pas këtyre informatave, e në moment kur u përforcuan kontrollet në vendkalimet kufitare, disa transportues përsëri niseshin pa dokumentacion të nevojshëm të dalin nga vendi.

“Kjo pafytyrësi është shenjë se sistemi tani është mposhtur nga korrupsioni, nga ato që kanë paguar dhe në përputhje me këtë presin të mos kenë asnjë problem. Në këto raste ka dy palë të interesuara, ai që jep vullnetarisht, dhe ai që ka vendosur të mer. Kështu krijohen lidhje shumëvjeçare mes atyre që anashkalojnë ligjin. Disa kanë “njerëz të tyre” në kufi të cilët janë angazhuar t’ua pastrojnë rrugën nga probleme eventuale, të tjerët të ardhura të mëdha nga këto aktivitete korruptive, të cilat më pas transformohen në mirëmbajtjen e lidhjeve me klientët dhe kujdesen të mos ua mer tjetër kush”, thonë bashkëbiseduesit.

Pasi një inçizim i kamerës zbuloi detajet nga rrahja e hendbollistit Denis Tot, e më pas një tjetër inçizim zbardhi epizodë korruptive, në opinion mbizotëron ndjenja se pa dëshmi nga një burim tjetër, kompetentët nuk zbulojnë asgjë vet.

Rasti u bë edhe si arsyetim për kritika nga opozita.

“Nevojiteshte një medium i huaj të zbulojë krim në MPB, në vend të kontrollit të brendshëm. Elham Shkreta, kryeshef i cili u inçizua si po mer ryshfet prej 120 eurove në kufi, është i njejti i cili kërcënoheshte në rrjetet sociale në mbrojtje të Zaevit dhe Spasovskit. Kjo flet se Shkreta është i mbrojtur nga kryesia e MPB-së. Rasti me Shkretën është vetëm një shembull si funksionon ky pushtet i cili është i korruptuar. Njerëzve u kërkohet ryshfet dhe bëhet krim duke filluar nga kufijtë e deri te sekretari gjeneral i Qeverisë. Sistemi i LSDM-së është i kalbur dhe po kafshohet nga shoqëria”, thonë nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.