Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kurti mikpritës, shtron darkë në nder të kryediplomatit grek

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias të mërkurën do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrime dhe Zhvillim, Besnik Bislimi.

Mediat greke kanë publikuar agjendën, ku thuhet se kryediplomati grek pritet të ketë edhe një takim të përbashkët me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, përkatësisht Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Itali)

Gjithashtu, është planifikuar një takim i përbashkët i Dendias me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Së fundi, kryediplomati Dendias do të ketë një takim privat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit, kryeministri kosovar do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Jashtëm, sipas mediave greke.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin Prishtinë-Athinë në fusha të ndryshme si ekonomia, energjia, kultura, shkenca, shëndetësia, arsimi dhe turizmi, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke. Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në dialogun Prishtinë-Beograd.

Dendias e vizitoi Prishtinën në qershor të vitit të kaluar dhe më tetor të 2020-ës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.