Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kurti uron besimtarët katolik për festën e Pashkës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës, duke cituar Mesharin e Gjon Buzukut.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sonte, besimtarët katolikë e protestantë anekënd botës, e bashkë me ta dhe besimtarët shqiptarë, përgatiten të kremtojnë agimin e ringjalljes dhe dritës, dashurisë dhe shpresës. Pashkën e madhe”.

“Fuqia e dashurisë për njeriun dhe shpresa për të janë sot më shumë se kurrë të thirrura për të na e përmbushur sprovën. Qoftë kjo Pashkë, e bardhë e mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve. Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti.

Më tej Kurti ka thënë se “Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën”.

“Paçim durimin për t’ia dalë mbanë bashkë e më së shumti me ata që e kanë nevojën për ndihmën tonë. Ngase me mesazhin e mirësisë dhe ringjalljes, vjen shpresa se pas errësirës lind drita e pas dëshpërimit çel gëzimi”.

“Urime Pashka, siç thotë ungjilli kënduar në shqip  – ‘Jezusi, pasi i deshi të tijtë që ishin në botë, i deshi deri në fund të fundit’, – nga Gjon Buzuku ynë shkruar në Meshar: Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot!”, ka uruar Kurti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.