Thursday, March 23, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kush janë deputetët shqiptarë që duhet të votojnë kundër emërimit të Ljubomir Joveskit për gjykatës kushtetues?

Shkup, 31 janar – Të moshuarit që nuk plaken asnjëherë për pozita, janë pikërisht personat e shtyrë në moshë që duan të vdesin në vende pune edhe nëse punën nuk e bëjnë si duhet. Rast i tillë është prokurori publik, Ljubomir Joveski, i cili është në moshën 69 vjeçare por që ende nuk është ngopur me pozita, dhe tani kërkon të bëhet gjykatës kushtetues. Ljubomir Joveski është emër i cili sjellë në kujtesë vrasjen tragjike e mizore të 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliut, ku Prokuroria Publike në krye me Joveskin patën ndryshuar veprën penale nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku”, kjo vetëm pasi viktima ishte shqiptar dhe vrasësi maqedonas. Kjo duhet të jetë arsyeja pse ky prokuror asesi nuk duhet të votohet në Kuvend nga deputetët shqiptarë, konkretisht në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në të cilin tre deputetë shqiptarë janë anëtarë. Përpos që nuk duhet të votohet duhet edhe të bllokohet e mos të lejohet të bëhet gjykatës kushtetues ky prokuror i (pa)drejtësisë. Kush janë tre deputetët shqiptarë që duhet të votojnë kundër këtij propozimi?, shkruan Zhurnal.

Ljubomir Joveski nga Prokuroria Publika tenton të kalojë në Gjykatën Kushtetuese-

Në Komisionin e Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet të vazhdojë debati rreth propozimit që prokurori publik, Ljubomir Joveski të jetë gjykatës kushtetues. Duhet që anëtarët e këtij Komisioni të votojnë pro që ky propozim të realizohet e kjo do të ishte në dëm të shqiptarëve. Për fat të mirë VMRO-ja është kundër këtij vendimi dhe kanë qëndrim të prerë, dhe në këtë Komision kanë numrin më të madh të anëtarëve, mes tjerash mendim dhe qëndrim të ngjashëm duhet të kenë edhe tre deputetët shqiptarë që janë anëtarë në këtë Komision, dy nga BDI dhe njëri nga ASH.

VMRO-DPMNE opozitare në debatet e Komisionit me fjalime të gjata prej disa orëve e zvarriti zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, ndërsa sipas deputetëve nga shumica në pushtet, kjo me siguri do të ndodhë edhe sot, sepse VMRO-DPMNE është kundër që Joveski të bëhet gjykatës kushtetues.

Kujtojmë që, Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë nëntë gjykatës. Presidenti e zgjedhë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjykatësve në kohë prej tre viteve, pa të drejtë të rizgjedhjes. Ndërkaq, gjykatësit i zgjedhë Kuvendi me mandat prej nëntë viteve, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kush janë deputetët shqiptarë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime që nuk duhet të votojnë Joveskin për gjykatës kushtetues?

Kryetare e këtij Komisioni është deputetja nga radhët e LSDM-së, Marija Georgievska. Ndërkaq, anëtarët e këtij Komisioni prej deputetëve shqiptarë janë Merita Kollçi-Koxhaxhiku, deputete nga BDI, Arben Ziberi, deputet i BDI-së, dhe Surija Rashidi, deputet nga Aleanca për Shqiptarët. Ndërkaq, si zëvendës anëtarë të këtij Komisioni nga radhët e BDI-së janë Arta Bilalli-Zendeli, dhe Berat Ajdari, nga ASH është Elmi Aziri, dhe nga Alternativa është Hysni Ismaili.

Ky numër i deputetëve shqiptarë që janë anëtarë në këtë Komisioni duhet të ngrisin zërin dhe të jenë kundër emërimit të Joveskit si gjykatës kushtetues, sepse po i njëjti ka marrë vendime anti-shqiptare derisa ka qenë në krye të Prokurorisë Publike.

Kush është Ljubomir Joveski dhe pse nuk duhet të emërohet gjykatës kushtetues?

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, u lind më 3 janar 1954 në f. Dolgaec, Prilep. Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Cvetan Dimov” në Shkup, ndërsa në Fakultetin Juridik të Universitetit “Kirili dhe Metodi” – Shkup u diplomua në vitin 1978. Provimin e jurisprudencës e dha në vitin 1983.Në biografinë e tij profesionale, Joveski ka mbi 15 vjet përvojë pune si gjyqtar në lëndë penale, mbi 12 vjet përvojë pune si prokuror publik dhe 7 vjet përvojë pune në fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale.

Pa mos prezantuar fillimet e karrierës së tij dhe vazhdimin deri më sot, nënkuptohet se kemi të bëjmë me një person që ka një bagazh shumë të pasur profesional, e shumë të varfër human. Mes tjerash kemi të bëjmë me atë që nuk ka vend që nuk është ulur nga Gjykatat e ulëta e deri te Prokuroria Publike, por edhe përkundër kësaj sërish nuk është ngopur mjaftueshëm dhe nuk ndalet me kaq, tani në moshën 69 vjeçare po dëshiron të bëhet gjykatës kushtetues. Kjo përpos që flet për egon tij, flet edhe për pamundësinë e krijimit të hapësirës për gjeneratat e reja.

Por, për të punuar në organet e drejtësisë nuk mjafton vetëm përgatitja profesionale, është e patjetërsueshme edhe përgatitja humane e ndërgjegjja njerëzore. Që institucionet e drejtësisë mos të shihen si vende në të cilat ndahet padrejtësi, lloji i Joveskit duhet të pensionohet e të mos përsëritet. Ky prokuror, Ljubomir Joveski e ka dëshmuar padrejtësinë në rastin më të dhimbshëm dekadën e fundit në vend, vrasja makabre e Almir Aliut ku shtypet me veturë për vdekje nga Boban Ilic, e ky kryeprokuror e kishte rikualifikuar rastin nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku me pasojë vdekje”, ky rast është dashtë të jetë shkak që ky prokuror të shkojë në pension para kohe dhe mos të shfaqet në publik e aq më pak në institucione ku ndahet drejtësia.

Megjithatë, kjo nuk i bëri aspak përshtypje askujt, ky prokuror edhe përkundër moshës së pensionimit nuk po dorëzohet. E kjo asesi nuk duhet të lejohet e aq më pak të votohet nga deputetët shqiptarë në Kuvend, posaçërisht në Komisionin për zgjedhje dhe emërime. Prokurori i padrejtësisë nuk duhet të bëhet gjykatës kushtetues, kjo përpos që duhet të mos votohet duhet edhe të bllokohet nga deputetët shqiptarë në Kuvend. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss