Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kutirov: Filloi zbatimi i deklaracioneve të gjelbra doganore, doganimi përfundon për një orë

Shkup, 25 nëntor – Doganimi tashmë po bëhet në ambient të plotë pa letra, dhe më pas përfundon automatikisht për një orë, me të ashtuquajturin deklaracion doganor të gjelbër, kumtoi drejtoresha e Drejtorisë së doganave, Sllavica Kutirov.

“Kjo është risi e madhe në punën doganore, e cila operatorëve ekonomik u mundëson përshpejtim të madh të procedurës, kursim të kohës dhe resurseve. Njëkohësisht, me këtë Drejtoria e doganave bëhet institucion me nivel të lartë të digjitalizimit, i njohur në vend dhe në rajon”, thotë Kutirov.

Gjatë ditës së djeshme, siç ceket në kumtesën e Drejtorisë së doganave, janë përpunuar gjithsej 833 deklaracione të gjelbra doganore importuese dhe 538 eksportuese, dhe të të njejtat doganimi është kryer me sukses për një orë, që paraqet 80 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaracioneve të parashtruara.

Doganimi për një orë, shtohet në kumtesë, mundësohet për deklaracione importuese dhe eksportuese, të cilat janë plotësuar në mënyrë të drejtë dhe automatikisht validore, me të gjitha dokumentet e parashtruara në mënyrë elektronike dhe të cilat sistemi i ka selektuar si të parrezikshme, përkatësisht të gjelbra, të cilat nuk u nënshtrohen kontrolleve shtesë, dhe për të cilat janë paguar apo siguruar të dhëna doganore. Në momentin kur deklaracioni është selektuar nga sistemi i kanalit të gjelbër, fillon të rrjedhë tajmeri i rregulluar për një orë, pas të cilit i njejti automatikisht merr status se lëshohet në qarkullim të lirë, theksojnë nga Drejtoria e doganave.

Kjo procedurë për doganim të mallrave, përfaqësuesit do të mund ta zbatojnë nga largësia, pa pasur nevojë të vijnë në terminale doganore dhe të komunikojnë drejtpërdrejtë me nëpunësit doganor.

Komunikimi me përfaqësuesin për deklaracionet e tjera doganore, selektuar nga sistemi apo nga nëpunësi doganor për kontroll të dokumentuar, në bazë të njohurive shtesë, gjithashtu do të zhvillohet përmes sistemit.

Për këtë risi gjatë javës së kaluar u zbatuan trajnime për nëpunësit doganorë dhe operatorët ekonomik.

Më pas, operatorët ekonomik i përshëndetën angazhimet e Drejtorisë së doganave të cilat ndërmerren në vazhdimësi për digjitalizim dhe lehtësim të tregtisë, si faktor i rëndësishëm për përforcim të konkurrencës së kompanive dhe zhvillimit ekonomik të vendit, shtohet në kumtesë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.