Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kuvendi do ta mbajë seancën e 74-t

Shkup, 8 qershor – Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 74-t në rend dite të së cilës janë 20 pika në mesin e së cilave edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përfundimin e Buxhetit për vitin 2022, me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të seancës deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe projektligjet për plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për marrje të vendimeve në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, dhe për plotësimin e Ligjit për rezerva të mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë dhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatë, të tre ligjet me procedurë të shkurtuar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.