Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kuvendi do ta mbajë seancën e 84-të

Shkup, 14 shtator – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 84-të, në rend dite të së cilës janë dy propozim-vendime, disa kërkesa për interpretime autentike, si dhe propozim-ligje nga disa fusha.

Para deputetëve janë Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, si dhe Propozim Vendimi për publikimin e shpalljes publike për emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendim në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, Propozim-ligji i plotësuar për buxhetin, Propozim-ligji për institucionet e arsimit të mesëm të komuniteteve fetare, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për automjete, Kërkesë për interpretim autentik të nenit 134 paragrafi (6) të Ligjit për marrëdhëniet e punës, si dhe kërkesë për interpretim autentik të nenit 279 paragrafi (1) të Ligjit për shoqëritë tregtare.

Kuvendi duhet të diskutojë edhe Kërkesën për interpretim autentik të nenit 12 paragrafi (2) të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, Propozim-ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, Propozim-ligji për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Evropiane për Investime sipas Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës së ujit në komunat e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Sporteve, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, sipas procedurës së shkurtuar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.