Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kuvendi mban një minutë heshtje për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme e filluar me një orë vonesë, ka mbajtur një minutë heshtje për Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 24 vjetorin e rënies.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.