Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ky është dilleri i drogës që u arrestua në Suharekë, u kap duke i shitur narkotikë një të mituri

Dje u raportua për një rast në Suharekë, ku një prind ka raportuar djalin e tij të mitur për posedim të narkotikëve. Pas arrestimit u zbulua se 17-vjeçari kishte blerë qesen me narkotikë për 20 euro nga një person tjetër, i cili pas një periudhe të shkurtër u arrestua nga Policia.

Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi që u arrestua nën dyshimet për shitje të drogës është, Flori Asimi 21-vjeçar.

Asimi bashkë me të miturin janë dërguar në stacion policor për intervistim lidhur me veprën për të cilën ngarkohen, ndërkohë që Policia ka sekuestruar edhe disa prova që lidhen me rastin.

Burimet bëjnë të ditur se janë sekuestruar qese me marihuanë, telefon dhe mbi 400 euro para të gatshme të cilat u gjetën tek i dyshuari kryesor.

Pas intervistimit, ndaj Asimit që po dyshohet për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim prej 48 orësh, ndërsa i mituri është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.